Blerina Pëllumbi,poete e dhjetëra mirënjohjeve ndërkombëtare.




BLERINA PËLLUMBI (DEMO) – KORÇË & SHQIPËRI Blerina Pëllumbi (Demo) ka lindur në qytetin e bukur të Korçës, Shqipëri. Blerina është një nga zërat e rinj premtues të letërsisë shqipe. Ajo u diplomua në Universitetin “Fan Stilian Noli” si mësuese dhe pas studimeve punoi për rreth 10 vjet si mësuese në qytetin e saj të lindjes. Aktualisht Blerina jeton dhe punon në Francë, ku vazhdon të ndjekë pasionin e saj për letërsinë. Botimi i parë i autores ishte libri i titulluar “Lotët e një gruaje”, një roman i bazuar në historinë e vërtetë të një gruaje shqiptare. Kjo vepër gjeti një audiencë të gjerë dhe është përkthyer në frëngjisht dhe anglisht, duke hyrë në konkursin e letërsisë botërore përmes platformës së fuqishme Amazon.com. Me këtë libër Blerina Pëllumbi ka fituar dy tituj Titullin finalist për Autorin e Vitit 2025 në Usa këtë titull ajo e mer në një gala që zhvillohet në Hollywood në 4 Tetor 2025 gjithashtu është fituese në konkursin e Impakt Book Awards dhe cmimin e parë e mer në 2 Nëntor në Arizona cmim i dhënë nga vetë drejtuesja e impakt Nim Stant . Pas kësaj, Blerina botoi pesë libra të tjerë që shfaqin zhanre dhe tema të ndryshme: – “Lotët e një gruaje”, përkthyer në anglisht, frëngjisht dhe shqip – “Kristale të thyera” një përmbledhje me poezi që përshkruan në mënyrë të përsosur qëndrueshmërinë dhe ndjeshmërinë njerëzore. – “Përdhunimi i shpirtit” një roman tronditës i bazuar në histori të vërteta, që trajton plagët e thella të shpirtit. – “Njerëz që ngjasojnë me diellin” një tjetër roman që sjell histori të vërteta dhe frymëzime jetësore. – “Psikologji dhe ndjenjë” një përmbledhje prozash që ndërthur elementet e psikologjisë me emocionet njerëzore. – “Sa peshon një zemër” një novelë, një histori e vërtetë e ndodhur në të vërtetë. _ In the sky of dreams..libër me poezi në gjuhën Anglisht i cili gjendet në platformën e Amazon.com Krijimtaria e Blerina Pëllumbit dallohet për ndjeshmërinë dhe aftësinë e saj për të prekur thellë zemrat e lexuesve. Ajo shkruan në një stil të veçantë dhe të qartë, duke sjellë histori të jetës reale që rezonojnë me përvojat e shumë njerëzve. Si një shkrimtare në zhvillim, Blerina është një shembull frymëzues, pasi ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare duke mbajtur gjallë frymën dhe kulturën shqiptare në veprat e saj. Me përkushtimin dhe talentin e saj, Blerina vazhdon të kontribuojë në pasurimin e letërsisë shqipe dhe përpiqet të bëjë emër të veçantë në skenën botërore


