Çaste me poeten; Valbona R.Hadri

0

Në Prizren
_______________________
Kurorës së maleve të Sharrit, ndjeva mall.
Freskia e larë në pika vese shtriu vellon brigjeve të Lumëbardhit.
Vorbulla e lumit zëshëm shfletonte historinë e qytetit muze.

Dielli perëndonte në pamje portokallie
Hëna bëhej gati me gjithë yje
të mbulonte muret shekullore të kalasë duke i shpërfaqur bukuritë e mbretëreshës shqiptare.

Ecja rrugëve me kalldrëm , tek rrjedha e ujit ndalova.
Doja ta freskoj fytyrën t’a ndiej pastërtinë e pasqyrës së tij.

Në shijimin e një gllënjke kujtova një gojëdhënë:
Po pive ujë ke shatërvani, duvakun e nuses do e shpalosë në këtë vend.

Bukuritë e përqafuara në këtë qytet sjellin ëndrrat magjike në krijimin e imagjinatës dhe romancës së një lumturie të përjetshme.

26.05.2021
Valbona R.Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *