Çaste poete me poeten;-Afërdita HADAJ

PRANVER NË SHPIRTIN TIM
***************************
E adhuroj…….pranverën
Me gjithë bukurit që ka,
Më bën shumë, të lumtur
Oksigjen…më fal sa s’ka.
Më pëlqejnë Sham lulet
Më deh… aroma…e tyre,
Dhe, melodia e zogjve
Kënduar ëmbël nëpër pyje.
Më pëlqejnë……bagëtia
Kur kullosin ndër kodrina,
Zile, këmborë gumëzhijnë
Tinguj ëmbla…si violina.
Më pëlqen….freskëllëku
Me burimet…..si kristali,
Me uijn, të ftohtë si akull
Kur,dëborën shkrin behari.
Më pëlqen,këng e thëllëzë
Në mëngjeset plot me vesë,
Cula e ëmbël…e çobanëve
Kur, verojnë malit përpjetë.
Më pëlqejnë….pyjet e sajë
Mbushur plot me gjelbërim,
Ku, gëlonë……jeta e gjallë
Ka pranverë në shpirtin tim.
/QendraPress/