Çaste poete me poeten;-Lubi H.TOTA

Me bojë loti do shkruaj për ty!

———————————————–

Me bojë loti do shkruaj për ty,

Se kjo bojë nuk ka të sosur,

Shpesh e kthej vargun në këngë,

Për çdo zemër të plagosur !

Dhe për ty o mërgimtar,

Me bojë loti do të shkruaj,

Ngele larg rrugëve të botës

Ne atë vend që është i huaj.

E mar vargun ja fal këngës

Melodinë me një pikë loti,

Më dhëmb zemra fort më dhëmb,

Për dy sytë që s’ti pash moti,

Me bojë loti do të shkruaj

Poezi edhe romane,

Nëpër botë ngele i huaj

Kun nuk gjen si vatrën tane.

Ajo bojë që shkruaj unë.

Nuk ka ngjyrë e quhet lot.

T’kërkoj ëndrrash pa mbarim

Por ti ngele nëpër botë!

Larg shtegtove emigrimit,

Unë atë rrugë e kam mallku

Po kërko rrugën e kthimit

Në vendin tënd për me jetu!

Ndale hapin e emigrimit,

Se nga mbrapa ngel veç hija,

Qofsh mallkua kurbet për jetë

S’ka në botë si Shqipëria !

Shkroi SULBIE .H.SHEHU.

/QendraPress/