Çaste poete me poeten;-Shire DHIMA

Dashuria ime!

———————————

Së bashku të dy, me thinja masim tokën e jetës

Thelluar rrudhave ,derdhur vuajtjet në egërsinë e kohës

Tek ty shoh veten,

Shoh strehët e të vërtetës

Përballë njëri tjetrit,hera herës takojmë mjerinë!

Dashuria ime!

Përmes kohës së akullt

Fshikulluar faqet,hunda bërë trëndafil

Fashuar këmbët nga rruga e çakullt

Ishim tre dashuria ime

Unë dhe ti,mbanim ngrohtë dashurinë.

Dashuria ime, mbirë syve të thellë

Çdo ditë grindemi me kohën që mban fshesën në dorë

Qenka shumë e korruptuar koha,

Në trafik kërkon nga një thelë

Do hamë ç’të mbetet,

Për sot,nesër gjysma na del

Gjysma do ndahet derisa të tretet.

Ti dashuria ime, atje përtej gjysmave,

përjetësia do mbetet

/QendraPress/