Çaste poete me poetin;- Ali Halim TAHIRI

USHTAR KAVAJA
——————————–
Pasha hirin e jetës tënde,
tani INDRIT je HERO.
Shëtitu si skifter mali,
në Kosovë e Shqipëri kudo.
Sa të kem identitet,
gjuhë e flamur.
Qielli gjithë Shqiptarë,
s’të lenë me vdes kurrë.
Sa bukur të shndrit,
shtatorja në Kavajë.
Tani na jep zemër, për
bashkim kombëtar.
/QendraPress/