Çaste poete me poetin;-Stavri HIMA

NUK TE LE, TE GABOSH(!)
—————————–
Nuk të le jooo, të gabosh
Njëherë u gabove në rini
Dashurove një kokëbosh
Që të katandisi në vetmi
Të shëmtoi dhe bukurinë
Të katandisi në reanimacion
Kur t’i theu dy-tri brinjë
Me dajakun që e kishte zakon
Në vetmi u katandise
Pas rikthimit tënd në jetë
U largove prej një bishe
Gjete qetësinë e vërtetë
Për një shpirt vërtet binjak
Pas shumë vitesh në vetmi
Gjete zemrën që ke hak
Erdhe tek mua me dashuri
Dashurinë ma dhurove
Me ndjenjën që digjej zjarr
Me puthje më përqafove
Dimrin ma ktheve behar
Buza jote zjarr më dogji
E zhuriti buzën time
Zemra-zemrën dashuroi
Kur u bëre jeta ime
Tani që je zonja ime
Pranë shpirtit tënd binjak
Të kam shpirt për jetën time
S’të le të gabosh aspak
/QendraPress/