Çaste poetike me artisten dhe poeten;-Mim MARJANAKU

Pa titull
———————-
Bregu —
pushtuar nga guaska bosh —
paralajmëroi.
Dielli
nuk perëndoi si zakonisht
në perëndim.
Sirenat e anijeve,
kolona zanore e portit,
u shurdhuan,
Ora,
në murin e kalasë,
shënoi zero.
Profecia
ngriti krye
me krenari.
Zotat
u mblodhën në kuvend.
Ndërkohe
qe fantazmat i mbyllen
nē psikiatri,
skllevërit “besnikë”
vazhdonin t’i mbushnin gotat,
dhe ngrinin dolli
për vitin 1.
Fantazmat i mblodhën në psikiatri.
/QendraPress/