Çaste poetike me dy poezi nga ;Amina Nuraj

 Zëri i ri i shqiptarëve të Sanxhakut

————————————————–

Në Pazarin e ri u rrite në heshtje,

me gjuhën e huaj në çdo bankë shkolle,

zemra të rrihte me mall të fshehtë,

për një emër që s’ta thoshin dot me zë – Shqipe.

Pesëmbëdhjetë vjet pa ditur kush je,

pa ditur se gjaku yt është gjak i lirë,

kur librat t’i folën shqip për herë të parë,

ti u ringjalle si një pranverë e ndritur.

Asimilimi s’të preku shpirtin,

se shpirti i shqiptarit nuk shuhet kurrë.

Sot flet me dashuri për atdheun,

me zë të pastër që kumbon si këngë mali.

Në protestë, në rrugë, në histori,

ti je bijë e Sanxhakut krenar,

emrin e Adem Jasharit e thërret me mall,

si fëmijë që thërret babanë e vet të shtrenjtë.

Prekazi të bëhet tempull i zemrës,

aty ku lotët kthehen në besë,

aty ku ndjen se je pjesë e një kombi,

që s’u përkul para askujt, kurrë.

Amina, zëri yt është kushtrim,

një diell i ri për fëmijët e Sanxhakut,

që të mësojnë gjuhën e nënës,

dhe të mos harrojnë kurrë se kush janë.

———————————-

Amina Nuraj –

këngë e Sanxhakut

—————————–

Në Pazarin e ri lulja çeli,

Amina dritë, zemër Shqipëri,

pesëmbëdhjetë vjet në mjegull rrite,

pa ditë kush je, pa ditë prej kah je.

Oj bijë shqiptare, gjak i kulluar,

me libra shqip e gjete buruar,

fjala e nënës në gjuhë të ngrohtë,

të zgjoi si zogu në agim të fortë.

Në protesta doli, zëri kumbon,

për gjuhën e nënës, për flamur e atdhe,

me dashuri flet për Adem Jasharin,

për Prekazin që i jep jetë e fe.

Sanxhaku të ndigjon, bijë e dlirë,

shqiptarët krenarë me ty janë të lirë,

kushtrimi yt jehon si lahutë,

mos u shua kurrë, o dritë e bukur.

/QendraPress/