Çaste poetike me penën e artë poetike te ;-Milazim KRASNIQI

KOLLITJA E BABËS
———————————
Hyra në pyllin tonë të vjetër,
disi si për ta kërkuar babën
aty ku zakonisht ai prente drutë.
Nuk ishte aty baba vetë
po m’u duk se ndihej kollitja e tij
që po më vinte ritmike, e butë.
Ashtu kollitej baba im në pyll
kur largohesha pak si shumë
nga loja i rrëmbyer, shumëherë.
Kollitej që ta dija se ishte me mua
e unë të mos kisha frikë
nga askush, pos Zotit, asnjëherë.
/QendraPress/