Çaste poetike me poeten; Abide Peci Gashi

OAZA E LUMTURISË
——————————
Për n’ oazën e lumturisë,
është një rrugë e gjatë,
E shtruar me ferra,
dhe mbushur me gurë,
Me një lum dashurie,
në zemrën tënde të ngrohtë,
Gurët kthehen në forcë,
dhe ferrat shartohen në lule!
Dhe pastaj bëhet rrugëtimi ,
i vërtetë dhe i bukur,
Duke i vënë hapat ,
me ecur drejt dritës,
Me diellin në shpirt,
ndjehesh lehtë si flutur,
Dhe kështu largon hienat ,
dhe egërsirat prej pritës!
Në fund të këtij rrugëtimi,
të pret kështjella e lumturisë,
Ku krijohet familja ,
dhe ndërtohet një jetë e shëndoshë,
Kush nuk eci,
kësaj rruge të mundimshme,
Mbetë i papërmbushur edhe bosh!
/www.QendraPress.com/