Çaste poetike me poeten:-Abide Peci GASHI

PARANDJENJË
————————————–
Ndjejë se njerëzit ,
nuk janë të njëjtë,
Edhe pse jetojmë,
tok në një odë,
Unë jam tjetër,
dhe ti je i pavërtetë,
Duke ecur bashkë,
nëpër një front!
Kjo fletorja ,
me fletë të verdhë,
Ku shkruan lapsi,
i shpirtit tim,
Shkruan për trishtim,
edhe tmerr
Vëllau, me vëllaun ,
veç hasmërim!
Njerëzit, ia kanë shitur ,
shpirtin djallit ,
Për kolltuk e fron ,
në krye kupole,
Frika po ndjellët,
si t’ ia bëjmë hallit,
Çdo ditë vriten ,
njerëz, dhe hapen varre!
Ku do t’ na shpie,
ky udhëtim vetjak,
Mbase jo,
të barabartë në Evropë,
Apo të gjithë ,
do të përfundojmë diku
Me nga një plumb ,
mashtrimi në kokë!
U ngjasojmë gjetheve,
që i bartë era,
Sa në një anë të botës,
sa në një tjetër,
Vetëm gurë jo,
që peshojnë rëndë,
Vendit tonë ,
s’i bëjmë nderë në vepër!
Nuk jemi ma ,
si në të kaluerën,
Një për të gjithë,
të gjithë për një,
Jetojmë të gjithë ,
nën të njëjtën çati,
Por nuk po ecim,
bashkë në një vijë!
Jetojmë sot për nesër,
në vendin tim,
Na ka mbuluar,
tmerri dhe trishtimi,
Timoni nuk ecë ,
drejt në përparim,
Për çdo ditë ,
po na përqafon mashtrimi!
/QendraPress/