Çaste poetike me poeten-Adelina MINA

“S’HARROHET MËSUESJA E PARË”
——————————————-
S’harrohet mësuesja e parë,
Ajo që dorën ma mbajti lehtë,
Kur shkruajta shkronjën e parë në fletë,
Dhe botën m’a bëri më të thjeshtë.
S’harrohet zëri i saj i butë,
Që më mësoi me durim e dashuri,
Si të lexoja ëndrrat në libra
Dhe të besoja në vetveten përsëri.
S’harrohet mësuesja e parë kurrë,
Ajo që ndez dritën e dijes në shpirt
Dhe mbetet një kujtim i shenjtë,
Në zemrën e çdo fëmije përjetë.
/QendraPress/