Çaste poetike me poeten;- Adifete SHITI

Pena ime nuk dorëzohet

————————————-

Pena ime s’ka lodhje, s’ka frikë,

shkruan varg pas vargu si rrufe mbi agim,

fletë pas flete, me shpirt e me etikë,

thur këngë të zjarrta për tokën që s’ka humbim.

Këndoj vend më vend, me zë që s’ka tretje,

aty ku shqipja mbretëron, krenare në qiell,

ku gurët flasin histori të vërteta,

e mali ruan besën si thesar të çmuar e të diel.

Nga Shkupi e deri në Lezhë,

fjala ime ecën si kushtrim nëpër breza,

zgjon tokën nga gjumi, e plagët i sheshon,

jehonë që s’e shuan as plumbi, as breza.

Dhe kur nata bie mbi atdheun tim,

pena ime ndizet si flakë mbi himn,

fjala e lirë bëhet shpatë e zjarrtë,

që ruan Shqipen në qiell të artë.

/QendraPress/