Çaste poetike me poeten;-Adifete SHITI

Kopshti i zemrës sime
——————————
Në kopshtin e zemrës sime
mbolla ca fjalë, që të lidhnin ura
miqësie me njerëz të shpirtit.
Këndova vargje,
që të hyjnë në zemër maleve e fushave,
si këngë që shërojnë shpirtra e mbjellin dritë.
Shkrova një letër,
si testament i dashurisë dhe i paqes në botë,
të rrojë mes nesh, brez pas brezi.
Shkrova ca vargje të ndërtojmë
një kështjellë diturie,
ku mbretëron ëndrra e përbashkët,
që nga çdo trevë shqiptare të burojë:
aty ku rri dardani, vjen edhe albani,
të mos mungojë një çam, asnjë arbënor,
e vend të bëjmë edhe për
vëllezërit tanë në diasporë,
të vëllazëruar në Iliridë.
Kështu të bashkuar,
si kopsht me lule,
me ju, vëllezërit e mi.
Bashkimi është lulëzimi i
shpirtit tonë kombëtar.
/QendraPress/