Çaste poetike me poeten.-Afërdita HADAJ

E MBUSH,PENËN PLOT ME LOTË

=======================

Ç’tju tregoi,miq dhe shok

Memoria mbushur përplot,

Halle… jete, brenga….plot

Janë bër mal, si harroi dot.

Do t’ja nis…nga fëmijëria

Që linda foshnjë pa fat,

Babai imë, mezi më priti

U largua për në parajsë.

Dhimbjen, që dogji familjen

Vetëm nëna e duroi ,

Se un veç një muajsh isha

Kur fati i zi, na dënoi.

E nxorën nënën nga dera

Lebetitur… e duke qarë,

Një foshnjë mori, një e la

Për të ish, i dyti varrë.

Babai sajë, se mbajti gjatë

E martoj me mblesëri,

Mua s’më ndante nga gjiri

Për të… isha mrekulli.

Engjëlli, mbrojtës i parajsës

Megjithëse s’më rriti vetë,

Më dërgoi tek babai tjetër

Që më rriti si princeshë.

Dhe këtu…. fati na ndoqi

Përsëri na zë me gurë,

Babai që shumë fëmijë rriti

Në jatakë rëndë u sëmur.

Kish vuajtur shumë në rini

Në burgun në “spaç”të zi,

Aty kish marë p’neumoni

Në parajsë shkoi…dhe ai.

Halle rëndë…. nënë mavria

Gjashtë jetim, ja la tek shpia,

E vetme…ç’i përballoi…..!!

Burrneshë,që hallet s’fidojë.

Mirëpo në rininë e vuajtur

Ne fëmijëve ,na dënoi

Se bisha….e egër botë

Liritë, fort na i kufizoi.

Ëndrrat që kishim për jetën

Ne…..si realizuam dotë,

Vajtëm bedel për të tjerët

Kur na vunë tabelën s’top.

Eh sa shumë halle dhe derte

Ka memoria mbushur plotë,

Dua, ti shuaj, po nuk shuhen

N’daj penën, e mbush me lot.

/QendraPress/