Çaste poetike me poeten:-Afërdita Koçiraj SELISHTAJ

Kur vetëmia vjen me mua
————————————–
E vetmuar, në atë dhomën e ftohtë dimëri,
Kur vetmia dhe ftohma më shoqërojën,
Mendimet diku thellë, më kishin ndaluar,
Dhe vështirimi, më mbeti në dritare jashtë.
Kur vetmia vjen me mua, pa u ndarë,
Dhe unë mundohem, ta mbajë atë sa më largë,
Thonë se vetëmia, është miku më i mirë,
Kur Vetmia vjenë me mua, një plagë të madhe më hapë.
Vetmis heshtjen ja thyej, me librin mikun tim më të mirë,
Kur fletët, ja shfletojnë një nga një,
Ai vetëmin, nga mua e ndjek largë,
Mëndjen dhe zemërn, ma mbush plotë dritë,
Kur vetëmia vjen me mua, mundohem ta shoqëroj,
Se dhe ajo, në një qiell på fund plotë yje më çonë,
Dhe prapë më zbret, në një det të gjerë,
Ku valët e tijë, më nxjerin me këmbë në tokë
/QendraPress/