Çaste poetike me poeten:-Afërdita PODVORICA

FRESKIA E MESDITËS
——————————
Kur dielli lodhet dhe hijet marrin fjalën.
Nën hije gështenje
Era fshiu pluhurin e ditës
nga gjethet e rënda.
Në tokë u shtri aroma e dheut,
si një batanije e fshehtë.
Zogjtë, me zë të ulët,
kënduan lutjen e fundit të mbrëmjes,
derisa hëna mori fjalën.
& & &
ZGJIMI I BOTËS
—————————–
Kur drita hyn në shtëpi
dhe gjithçka merr jetë.
Fjalët e para të ditës
Era e agimit,
me aromë të freskët gështenjash,
hapi dritaret e shtëpisë.
Dritat e natës u fikën një nga një,
si yje të bindur
që u dorëzuan para diellit.
Gjithçka dukej e re,
edhe gurët e rrugës
kishin zë të butë.
/QendraPress/