Çaste poetike me poeten; Age Bilani LUKA

DO VI PËRSËRI…

—————————–

Atë ditë sytë e tu.

Më dhanë një premtim

Se prapë do t’më vinë

Të më sjellin gëzim.

Do udhëtoj Evropës

Për t’bukurin qerpik

T’i flladisim zemrat

Perlë n’Adriatik!

Më tha që të pres

Dhe do t’pres or djalë

Jam shqipe e malit

E mbaj kur jap fjalë!

Vargje ne do thurim

Më dha një premtim

Edhe n’mos u pafshim

T’i ruajmë kujtim!

&  &  &

PSE KAQ,PSE…!?

—————————

Kjo ditë filloi e bekuar

Bukur zoti e ka qëndis

Dielli me rreze praruar

I jep shkëlqim gjithësisë.

Ditët tona marrin jetë

Nën të artat rreze dielli

Të e bëjmë një jetë të qetë

Me inate s’mbrrihet qielli!

Pse del drita, diell pse lind

Pse buzëqesh, përse jeton

Kënaqu njeri, mos u grind

Shkurt është jeta, a kupton!

Pse-jat dojnë edhe përgjigje

Kur dikush pyetjen e shtron

Po njeri që s’ka ndërgjegje

As përgjigjen s’ta dëgjon!

/www.QendraPress.com/