Çaste poetike me poeten;-Aida HOXHA

Dallgët e shpirtit
——————————
Erdha përmes detit me dallgë
kujtimet ne valixhe te shpirtit kam ngarkuar
anija e enderrave ecen dalngadalë
e vitet ikin si pa e kuptuar
sa dallgë te çuditshme qe ka jeta
ca imagjinat e ca te verteta
po shpirti nuk gjendet askund nese se ke
dallgët e jetes te pjekin po prap mbetesh ai qe je….
eeee dete o madheshtore i te gjitha ujërave
a thua çte ka pare brendësia jote
thurur mjeshtërisht rreth vetes
mijera histori nuk u gjeka fundi kesaj bote
me esht rrahur mire lekura nga ky diell
me shumë me halle dhe me derte
po Zotit nuk ju ankova kurre
e gjeta nje copez lumturi gjithkund per vete
kam puthur majat e nje mali
gjumi me ka zene ne koder dhe ne are
kam hasur ne jete njerez te mrekullueshm
me ka sjellë dallgët dhe tinzare
e ndoshta shpesh bera nje vesh shurdhër
fjalen e keqe nuk e perqafoj asnjëherë
se Zoti krijoi brenda shpirtit tim
nje luginë kudo qe te vete te sjell pranverë
/QendraPress/