Çaste poetike me poeten;-Aishe Musta ALIÇKAJ

MESUESES EMIGRANTE
(Jua detikoj këto vargje mesuesve ketu
në mërgim, për përpjekjet e tyre që bëjnë
për t’u mësuar brezave gjuhën amtare,mes
vështiresive të rutinës së përditshme për të mbijetuar)
————————————————————————
Ajo grua e urte fjale pak,
Me shamine mbi supe hedhur,
Nene qerpik,syte e bukur te saj,
Trishtimin e jetes kane mbledhur.
Shpirti I vrare, kuleta bosh,
E brishte, koke ulur,rruge me rruge,
Dijet qe mori, si vlejne as nje grosh
Refreni I perditshem,kerkon pune.
Gjithmon me nxitim, si thelleze mali,
Ecen per ne pune aty ku fati e pruri,
Gjuha shqipe leshon cika sterralli,
Nga balli I vrenjtur fillon e I zbret nuri.
Dhe biseda ndizej ne gjuhen e nenes,
Kur voglushve u mesonte abc-ne,
Me fjalen shqipe kurore I thurte kenges,
Kur dockat e vogla shkruanin fjalen nene.
Oh c’mekat t’i ndalosh nje femije,
Gjuhen e nenes, si gjuhe e pare,
Naimi tha:
Shqipja eshte gjuhe perendie.
Driteroi ka thene:
S’blihet ne pazar.
Rebelohet mesusja dhe mallekon,
Dy pika loti I rreshqasin ne fytyre,
Jashte fryn e gjemon,
Bote e ndyre.
/QendraPress/