Çaste poetike me poeten;-Ajete POVATA
Në vargun pa kripë, xhelozia tallet me mallin…
————————————
Imazhi zor lidhet
As ëndrrat nuk arratisen
Liria frynë erë buke
Ngrohtësi magjie
Humnera jep shpirt
Brenda kuptimit
Brenda trishtimit vdes…
Dita dhe drita
I ngjajnë kalit pa fre
Ngjajnë me dëfrimin kohë
Herë me diell
Herë me shi
Çfarë vrapi
Vrap në botën plot melankoli…
Dhe
Dhe ëndrrat bëjnë provë
Bijën në sprovë
Rrufetë krijojnë përmbytje
Xhelozia tallet me mallin
Me vargun pa kripë
Lakmia
Injoranca pëlcet sikur qyp…
/www.QendraPress.com/