Çaste poetike me poeten;-Ajne IBERHYSAJ

SONTE
————————-
Nata braktis terrin
Trishtimi del nga vetja
Kënga mbetet pa melodi
Sonte
Hija që djeg diellin
Je Ti
Mosardhja jote
Në fyt ma ngulfatë ajrin.
Malli
Ky mik i moçëm
I paftuar shfaqet në sytë e mi.
Orfeu në majë të lotit
E vari këngën e pakënduar
Po nisem për tek ti
Vjeshtës se hershme
T ia puth lotët e diellit
/QendraPress/