Çaste poetike me poeten;-Albana METHOXHA

Më lodhe jetë

——————————–

Ëndrrat m’i vrave, ende në shpërgaj.

Dëshirat m’i trete, në mjegulla intrigash.

Gabova pse të desha kaq shumë ?

Pse besova në ëndrra e dëshira ?

Pse puthjen e desha me vesën e mëngjesit,

dashurinë të larë në fasha drite ?

E ti…

s’ më dhe asgjë.

M’i vrave, m’i more të gjitha.

E prapë me kthetra mbërthehem pas teje

luftoj dhe rend para.

Me ëndrra të reja,

me dëshira të dlira ,

për dritën e syve të tyre.

Jetoj për dashurinë e ëngjëjve të mi .

/QendraPress/