Çaste poetike me poeten:-Albina CEKA

MBUROJË SHPIRTI
——————————————
Baçes së pendimit ja pastrova gjembat,
Mbolla ca lule dhe disa pemë,
Rreth saj kosita barishtet e ferrat,
Rrugën e shtrova me argjend.
E rrethova me trëndafila të bardhë,
Përgatita llaçin me lotë e fjalë,
Me gurët e pendimit ndërtova mure,
Mburojë për shpirtin e pa fajë .
13/06/2025
Rovereto Itali
NË KËTË NATË ME HANË
————————————–
Në këtë natë të hantë,
dua me zemër të të dhuroj energji,
Të marrësh fuqi e të fluturosh lartë,
të kuptosh se e vërteta është magji.
Në këtë natë të hanë,
dua të të rrëfej shumë të vërteta,
që mua mi mbajtën sekret.
Ndaj akoma i kam flatrat si flutura,
që thyhen dhe nga i dobëti rrebesh.
Në këtë natë të hante,
dua drejt të vërtetës të të shtyj.
Ndoshta jam pakë e vonuar?
Por rrëfimi im, të lutem, duhet dëgjuar.!
Të kam mësuar të sidhesh me të tjerët,
siç do të doje të sidheshin të tjerët me ty,
në këtë botë të egër ku shtypen të mjerët,
që njeriu kur s’ka leverdi, s’të sheh më në sy.
Në këtë natë të hantë,
dua të rrëfej se jeta është dhe dhimbje,
Ndaj forcoi krahët bir/ bija ime,
se papritur mund të arrijnë stuhitë.
Flatrat e fluturës rezistojnë veç një ditë.
Në këtë botë të egër, duhen flatrat çelikë.
20/06/2025
Rovereto Itali
PESHORJA E VETVETES
—————————————–
Dikush ndjek hapin e breshkës,
Të tjerë maten me vrapin e lepurit,
Të zgjuarit largojnë rrëmujën e strehës,
Të mjerët i bëjnë fresk njëri – tjetrit.
Elitat vetëkënaqen me gurët e egos,
Pesha shumë ju anon dhe drejt lekut,
Xhindoset proteston kandari i t’vërtetës,
por më s’shumti vajton peshorja e vetvetes.
21/06/2025
Rovereto Itali
/QendraPress/