Çaste poetike me poeten:-Albina CEKA

ÇAST I ARTË

————————-

Pranë detit nga kujtimet pushtuar,

kur gjithçkaja ishte e zjarrtë.

Sa shumë n’këtë det kam notuar…

kur trupi ngjante me një ngjalë.

Ndonëse vitet mbi shtat janë derdhur,

Ngrihem, notoj sfidoj çdo dallgë,

Në mes kujtimeve si tufë lule mbledhur ,

kjo ditë, kjo natë mesgushti

 do të ngeli një çast i artë.

/QendraPress/