Çaste poetike  me poeten:-Albina Ceka

LUTU MOS TË VDESË DASHURIA

————————————-

Për një çast, ndalon zemra,

iken, s’kthehet përsëri jeta.

Ndaj shijoje çastin e bukur,

siç e shijon e bukura flutur.

Mos lejo zhurmat të zgjojnë,

nga ëndrrat që të gëzojnë…

Shijo çastet e vërteta…

Në fund të fundit kjo është jeta.

Mos jeto vetëm me ëndrra!

Shijoj sa gjumi të zgjasë…

Realitetit thuaj mirëmbrëma,

mirëmëngjes dhe s’di ku të pashë.

Mos ju lut natës të zgjasë,

as ditës mos t’ketë mbarim.

Lutu mos të vdesë dashuria,

se bashkë me atë varroset njerëzia.

Për një çast po vdiq dashuria,

gjithandej shpërthen ligësia…

Gjithçkaja kthehet rrëmujë….

Asgjë s’mbetet më si dikur…

RREZJA E NADJES

Si dritë e bardhë që zbret prej qiellit,

Prania jote me lumnon…

N’ty ndiej ngrohtësinë e diellit,

O rrezja e nadjes që ëmbël m’tanon…

N’sy m’kalojnë gati krejt stinët,

Kur më prek e kur m’shikon,

Tundem si gjethja e vjeshtës,

N’dashninë tande prap gjelbëroj….

N’ty shoh trandafilat tuj shkund petalet,

N’ty dëgjoj bilbilat tuj kendu kengen,

Tuj kendu kengen e shpirtit tem.

Ti rrezja e nadjes, o melhem….

YJET FLEJNË MBI RE

Kur sytë e tu, që ndrijnë si yjet,

më prekin shikimin butësisht ,

kënbët papritur nisin lehtë dridhjet,

n’krahët e tua rrëshqas lehtësisht .

/QendraPress/