Çaste poetike me poeten:-Albina CEKA

SOT PO DU…
ME KËNDU NJË HIMN LIRIE
————————————–
Sot po du…
Me u ndi yll i paqes n’terr,
Tuj m’i mbushë veshët me fjalë pafajsie,
Me e shkulë sundimin djallëzor prej rrânje,
Me e mbushë gjithësinë me puthje lirie.
Sot po du…
Me e ngopë barkun me flutura dashnie,
Me ia marrë vrapit pa kqyrë mbrapa,
Me e shpërnda kët ushqim përendie,
Me i shkrî, me i tretë akujt ndër damarë t’ftoftë.
Sot po du…
Me i lodhë kambët, o Liri, mbas teje,
Me m’i mbushë sytë n’at dritë bukurie,
Me e nxe gjakun që rrjedh ndër deje,
Me i shkrî mendjen e zemrën n’nji dashni.
Sot po du…
Me u kthye gonxhe karafili,
Me shpërnda erë t’butë përendie,
Me i kthye armët n’buqeta trandafili,
Me i kthye betejat n’lulishte dashnie.
Sot po du, hej, shum po du…
Me shpallë, o, nji luftë dashnie.
Sot po du, hej, shum po du…
Me knu, me këndu nji himn lirie.
/QendraPress/