Çaste poetike me poeten;-Albina TREBICKA

MUZGU I SHPIRTIT
——————————
Ti je gjithmonë një ëndërr e bukur,
unë gjithmonë një pritje pa fund
Ti je ai, që mbush shpirtin me kohë,
unë ajo, që ëndrrën përkund
Ti je shpresa, që më mban gjallë
dhe unë, që besimin shpesh lëkund
Ti më fut diellin në muzgun e shpirtit,
midis nesh koha nuk mjafton kurrë
Ti je ikje nga mosha i hutuar,
unë jam buzëqeshje ëmbëlsisht e trishtuar…
/QendraPress/