Çaste poetike me poeten:-Albina TREBICKA

DIELLI MË BUZËQESHTE
——————————————-
Unë mbytem në sytë e një gjetheje
dhe ditët më marrin ngjyrë vjeshte
Më ngec vështrimi tek thyerja e një dege
Më ndal zemra tek shkelja e një bese
…edhe te një zog,që fluturon në ikje,
edhe tek një dallgë malli në rritje,
edhe tek britma e një çasti në pritje,
edhe tek një shpresë në përpëlitje…
Ti ike, më parë se të shkonte vjeshta
hënën more me vete, mua dielli më buzëqeshte…
/QendraPress/