Çaste poetike me poeten ;Albina TREBICKA

PËRKËDHEL KUJTIMET…

——————————————

Shëtis krah për krah me vitet e mia…

ca i tërheq unë, ca më tërheqin mua,

kujtohem për ca gjëra fare të harruara,

harroj disa gjëra që unë fort i dua …

Një fllad i lehtë luan me flokët e mia,

ato flokë që fshihnin vështrimin e syve blu,

që “flisnin” dikur edhe pa folur fare

e tirrnin në shpirt ca ëndrra për të dy…

Në rrjedhën e kohës ca ëndrra humbën rrugës,

s’di se në ç’ ëndërr kam humbur dhe unë

Zgjohem tani me kujtime plot e përplot,

rruga e jetës e gjatë dhe e shkurtër shumë

…se ca ëndrra vijnë sa për të ikur,

vetëm shpresa lind për të pritur.

/www.QendraPress.com/