Çaste poetike me poeten;-Albina TREBICKA

VALLËZIMI…

———————-

Nuk e di se kush vallëzoi:

ne apo krahët e përqafuar,

di që kaltërsia e syve

u shkri në një,

ishte një ditë e veçantë

e një vallëzimi të përkryer,

ku muzika çmendej

edhe ne bashkë me të

Në sytë e të gjithëve

habia u hutua

si dy flokëbardhë

vallëzojnë kaq shumë?!

Rinia e shpirtit

nuk moshohet asnjëherë,

e rrëmbyem diellin

dhe e vumë mbi buzë

Endet vallëzimi

në mendimet e mia

dhe dëshira nuk

e ndal dot atë

ishte rizgjim

i pranverave të shpirtit,

ishte një çast,

që nuk kthehet më..

/QendraPress.com/