Çaste poetike me poeten;-Albina TREBICKA

IKJE…
———————————-
Ta lexoj në sy atë, që thua
….edhe atë që s’thua,
secili nga ne ecën duarlëshuar
në rrugën tonë tashmë ngushtuar
Dikur…
një vështrim shihte shpirtin,
një përqafim i fshehur prej vetes,
një pëshpëritje ,që ndizte çastet,
një dilemë rrëqethëse e jetës
një dashuri rrëmbimthi,
një qerpik në përpëlitje,
ca fjalë që u thanë e s’u dëgjuan,
ca puthje të ftohta dhënë në ikje…
Zgjodha pranverën të largohem prej teje,
të lashë dimrin dhe shpërthimet rebele
/QendraPress/