Çaste poetike me poeten;-Albina TREBICKA

S O N T E
—————–
Këtë mbrëmje ta zhvesha heshtjen
dhe me vargje ty të mbështolla,
vështrimin tek sytë e tu mbështeta,
këpucët e mërzitjes tutje t’i hodha
Të përqafova me buzëqeshjen time
dhe me shikim të zhbirova thellë,
fshehur të preka nëpër gjumë,
puthjet t’i dërgova pa u ndjerë
Ti bëje sikur flije qetë-qetë,
dridhja e qerpikëve të tradhtonte,
aroma e dashurisë ndjehej lehtë,
pritja po vonohej të të zgjonte
Nuk e di se si dashurojnë poetët,
si në vargje ashtu edhe në jetë?!
Di, se nga dashuria lindin vargjet,
vargjet poetët i dashurojnë vetë
/QendraPress/