Çaste poetike me poeten;-Albulena THAQI

Kurbetit

———————

O kurbet…

I mallkuar, apo i bekuar,

më trego, si të thërras?

Na i merr më të dashurit,

zemrat copë na i bën çdo çast.

E ti… vendi im,

si të thërras, më thuaj?

Si na i dëbon më të dashurit,

nëpër dhena t’huaja?

Kësaj i thuhet jetë?

Të mërguar larg njëri-tjetrit?

Ju atje të përmalluar,

ne këtu të përvëluar.

Dikur e arsyetoja kurbetin,

dikush tjetër e dirigjonte të shkretin.

Por sot, me çfarë ta arsyetoj?

Me çfarë vetën ta ngushëlloj?

As ai, as ky vend,

asnjëri nuk është fajtor.

Kë ta fajësoj, s’e di as unë vetë.

Vetëm një gjë e di:

aty ku ka punë, aty ka edhe jetë.

/QendraPress/