Çaste poetike me poeten;-Alma ZENELLARI

DALLËNDYSH…

————————-

Alo …

Përse vonon të vish

dallëndyshja ime?

Në cilin stacion ke ndaluar

Në ç’tela ke ulur këmbët e brishta dhe pushon.

Një ansambël resh që grindet mes qiellit,

nuk ma thotë. ..

A e di?

Fole e braktisur po shqetësohet.

Ku je dallëndyshja e pranverës sime ?

Pse vonon?…

Alo

më thuaj sa larg je …

Bëhu frymë dhe vazhdoje fluturimin tënd .

mos ju ndaj kaltërsisë.

Vetëm ardhja jote ma zbukuron shpirtin,

ma përtërin ëndrrën

dhe ngjyrat i ul mbi lëndina sysh.

Vet ardhja jote ma puth pranverën në sy

e nga kjo puthje zbret gjelbërimi

dhe drurët bëhen të bukur.

/QendraPress/