Çaste poetike me poeten;- Alma ZENELLARI

METAMORFOZË GRUAJE!

———————————

Vështroj nënën me një tufë resh të bardha mbi krye

si i pret mëngjeset, ajo!

Me duar të brishta si zgjatime zambakësh

lëviz perdet e holla

dhe bën të hyj drita, ajri,

aromë tulipanësh ndër dhoma.

Zambakët e bardhë i kthehen mjelma buzëqeshjesh.

Pastaj përgatit mëngjesin me kujdes të përkorë,

përkëdhel me gishta flokë të verdha fëmijësh

si tufëza të buta trëndelinash,

u puth sytë e harabeltë,

u lidh fjongo të kaltra ,

Pastaj hap dyert,

që përqafimi i tyre të zgjas sa dita e re pranverore,

Fëmijëve u dalin krahëdallëndyshesh!

Vështroj gruan flutur,

që dashurish mbush filxhanë të kuq

me frymë të ngrohtë dhe aromë kafeje,

Pastaj një puthje e bëftë mbi ball i kthehet lulëkuqe

gjallëron lënien e saj femër…

Shoh tek ajo vetveten

Si i mbledh të gjitha stinët në zemër,

Si i lidh me fije të gjelbërta të tria kohët,

Gruan nënë, gruan flutur, gruan ëndërr!

/QendraPress/