Çaste poetike me poeten;-Anila KODRA

SA HERË
————————
Sa herë nga lumturia kemi qeshur,
Aq herë u duk se edhe malet u tundën,
Sa herë sytë nga lotët na janë veshur,
Atëherë kur themelet e jetës na u lëkunden.
Sa herë buzë honit rrëshqitëm, u rrëzuam,
Shtrënguam duart e njeri tjetrit më fort,
Aq herë më të sigurtë u ngritëm dhe vrapuam,
Ndaj të thërras dhe të kërkoj edhe sot.
Sa herë, e mban mënt, sa herë folëm të dy,
Më tregoje, të tregoja, gjithmonë ishim bashkë,
Sa herë malli më dogji, të dogji edhe ty,
Larg ishim, por digjeshim si eshka me kashtë.
Dhe sa herë dorën të ma lëshosh kur shkon,
Aq herë vdes dhe ngjallem kur me mua sje,
Zemra ndal, frymë skam, ajri nuk ekziston,
Sot, nesër, gjithmonë, do të të dua më shumë se dje.
/QendraPress/