Çaste poetike me poeten;-Anila TOTO

Atmosferë
——————————–
Inferiorë majtas
hakmarrësit djathtas
dështakët përballë
sulmuesit më pas.
Lakmi të fshehura
vuajtje me e pa shkak
‘armiq’ pranë e larg
vuajtje në tru e gjak.
Atmosferë…
Pothuaj e dhunuar
pa qytetari e kulturë
me njerëz të lënduar
nga egot e sëmurë…
/QendraPress/