Çaste poetike me poeten;-Anila TOTO

Të heshtësh
—————————
Të heshtësh është një ulërimë
një frymë që brenda fytit ndalet.
Një ngërç i madh që vret lirinë
një krim pas krimi që s’mund të ndalet.
Të heshtësh është porsi një mal
që i gurgullojnë brenda vetes burimet.
Një nostalgji, një brengë, një faj
si vetëndërshkim në pavetëdije.
Të heshtësh, oh, është si një yll
që të pret buzë detit çdo natë, çdo ditë.
Një burg ku ti pranon pa gjyq
të heqësh dorë nga liritë..
/QendraPress/