Çaste poetike me poeten:-Anila TOTO

Mbi varre gjethe kanë rënë…
————————-
Pluhuri
ka zënë shtresë mbi lotin.
kandilat
fikur s’i kemi lënë,
shpirtrat
i ndrin veç dritë e zotit.
Nuk është se kohët i lamë atje pas
nuk është se tashmë ju kemi harruar.
Por dhe për të gjallët çdo hap e çast
kemi mall e mê pranë i duam.
Në mendjen time rreshtohen ikona
imazhet më flasin e zërat më zgjojnë.
Njerëzit që duam dhe kujtimet tona,
ata që mbesin, ata që shkojnë.
Kështu përmbi varre…
Kanë rënë gjethe e vite
përmbi një shtresë e hollë harrimi.
Ne,
engjëjt i kthejmë gjithmonë në vepra arti
për të gjallët na mungon guximi.
/www.QendraPress.com/