Çaste poetike me poeten;-Anna SANTO

SHKREPSJA
—————–
Shkrepësen që flinte në xhepin tim,
Seç nxorra me nxitim,
Fije, fije e katandisa,
Me ato duart e pista.
S’foli zë s’bëri,
Ftohtë ,dridhesha i tëri.
E heshtur qëndronte,
E Vrenjtur më shikonte.
Nga inati Fijet i’a ndeza.
Nga e bardhë ,u nxih stërr u bë e zeza,
Sy më sy flakën shohë ,
Sikur më belbëzonte s’kam kohë,
Për pak më ngrohi ,
Hij u bë edhe shkoi .
Tashmë në dhomë pa dritë,
As inati s’më ngjit,
As xhepi nuk rëndon.
S’është shkrepsja që më shoqeron.
Tashmë kam blerë shkrepse tjetër,
Por s’është si ty moj mike vjetër.
/QendraPress/