Çaste poetike me  poeten; Antigona S .DESKU

SHPRESË E VRARË

———————-

Bukur ishte koha Kur isha me ty

Nga larg bisedonim

 Fjalë për lakmi

Rastësisht u njohëm

 Në këtë botë rebele

Mbaja shpresë përherë

 Të ma marrësh me vete

Një natë të zakonshme

 Si për çudi Gjithçka u shembë

 E shkatërrove ti

Asgjë në dorë nuk kisha

Përveç shpresës qe më mbante gjallë

Sot duart mi lidhe

Shpresën ma varrose në varrë

Sa tu luta ty

Qe të kesh durim

Do të bëhet mirë

Sa të kem guxim

E ti si pa të keq

 Me qortove mua

Zemrën tënde e qetësove

Nuk pyete për mua

Qan zemra ime

Për shpresën e vrarë

Krenohu si pa të keq

Mua me le në vaj

Loton zemra ime

Sytë më pikojnë gjak

Zemra e thyer në mijëra pjesë

Si do jetojë prapë.

Nuk pate mëshirë

As durim aspak

 Sapo ta mposhtja frikën

Tek ty do të vija me vrap

05 shtator 2024

/www.QendraPress.com/