Çaste poetike me poeten;-Arbana ARBA

Fallxhor i vetes.
————————–
365 ditë e 6 orë,
ku gjysma rrotullime i ke fjetur ndër ëndrra,
ëndrra me shije gruaje, me prekje aromash,
me ndalje vështrimi,
me përgjërim heshtjeje.
Ti i ndien tek të zaptojnë shtrëngueshëm,
të lidhin në nyje prangash këmbë e duar,
me tolerancë kthimi, herë nga e majta ,
e herë nga e djathta,
po tortura më e madhe është qëndrimi drejt,
i thyer në segmente gjymtyrësh…
dhe nuk të mbetet të bëhesh veç,
njëkohësisht
gardiani dhe i burgosuri i vetvetes,
e të kujdesesh me delikatesë të mbash pastër qelinë tënde .
#AR BANA
/QendraPress/