Çaste poetike me poeten;-Arbana ARBA

Ne.

—————————–

Lërja kohës të flasë,

shkele gjurmën deri në ngasje,

lejoi yjet të të frymojnë,

lutju diellit të të ndriçojë,

puthe diten deri në muzg,

e natës vidhja ëndrrën e bardhë.

aty -këtu ,

gjëmtoj grimcëza lumturie,

këtu dhe atje,

mbjell farëza dashurie,

sot dhe dje ,

në mijevjecarë vite,

ku e merr zanafillën ekzistenca ime,

hap një shteg të fshehtë drite,

t’u çoj ditë,

netëve të mia.

/QendraPress/