Çaste poetike me poeten:- Arjana Fetahu GABA

Gjuha digjet shtrirë në shtrat
—————————————–
U vesh vargu me trishtim,
Në çdo gërmë psherëtin,
S’ka më sy që ta lexojnë,
Sesa bukur shqipërojnë.
Alfabetit paq I ramë,
Shpuar si një thes pa anë,
Gërmat plumba rikoshet,
S’të zë ty, mua më vret.
Gjuha digjet shtrirë në shtrat,
Është goditur aq e pat,
S’ka “doktor”që ta shërojë,
S’ka më zë që të dëshmojë.
Gjuhë pa përdorur s’lamë,
Zjejnë si lakrat në kazan,
Gjuha shqipe në këtë tokë,
Qan me duart vënë në kokë.
Llaka llaka te përzihet,
“Gjuhë e fqinjit s’mund të lihet”
Me “OK” gishtin përpjetë,
“I çamë malet ngjitëm retë”.
Githmonë petulla bëmë me ujë,
Gjithë jetën ecëm në gjunjë,
Përshtypje asgjë s’na bën,
Turpin me bukë kemi ngrënë.
Në mjeranë jemi kthyer,
Gjoks e gojë lamë zbërthyer,
Harruam gjuhen tonë të vyer,
Sot ” Naimet” ndihen fyer.
/QendraPress/