Çaste poetike me poeten:-Arjana Fetahu GABA

Sa më merr malli Shqipëri

——————————-

Sa më merr malli Shqipëri,

Për të bardhat perlat e tua,

Ti shtrihem malit thellë në veri,

Burimin të ta pi, sa dua.

Të shoh, të mallëngjehem e gjitha,

Me bariun që tufën përcjell,

Me qengjat tek kërcejnë hareshëm,

Me tokën punuar e mbjellë.

Të bukurat alpe I dua,

I rrinë atdheut mburojë,

E dua jehonën e bjeshkës,

Lërmë o Zot ta dëgjoj.

Bunës ti vete në rrjedhje,

Ti laj pak sytë e qarë,

Te ec e zbathur pa drojë,

Me vete guriçka të marr.

Liqenin e Lasgushit ta shoh,

Nga të mjeshtrit të lexoj ca vargje,

Pak erë lakrori mjafton,

Kur kaloj ato pragje.

Të mirën Myzeqe e dua,

Të urtën ,sa shoqen s’ja gjen,

Për gurët që verdhon në arë,

Për bujkun që djersa i vlen.

Dy detet ti dua atdhe,

Të rrinë fustan nusërie,

Jehona e këngës labe,

Thirrje burrërie.

E dua flamurin krenar,

E nderoj dhe atje në mërgim,

Je mall që mbete pashuar,

Blerimi I shpirtit tim.

/www.QendraPress.com/