Çaste poetike me poeten;- Arjana Fetahu GABA

Mësuesja e fshatit
———————————–
Në dimra me balta të ngrira,
Mufatur nga gjumi i trazuar,
Në qafë një shall i thurur me shtija,
Mësuesja e fshatit, ditën ka zgjuar.
Në çantë bukë e mbetur nga mbrëmja,
Me shkrime fletorja gjysmë e grisur,
Ca buzë të thara e mavijosur,
Mësuesja ditën ka nisur.
Tek shkolla pa lyer në rrëzë të fshatit,
Ku diellin e fsheh ky mal kaq i zhveshur,
Pak nxënës gjymtuar nga rrjedha e fatit,
Mësuesen presin të qeshur.
Sa madhështi kur i mbledh rreth saj,
Dhe një nur hyjnor fytyrën ja çel,
Tek këta fëmijë të bukur e të pa faj,
Sheh të ardhmen me sy të thellë.
/QendraPress.com/