Çaste poetike me poeten;-Armenida QYQJA

HORIZONTEVE TË REJA
——————————————–
Sytë e tu mbajnë mbërthyer vështrimin tim,
Të mos shoh tejposhtë humnerat,
Që dhimbjet dinë t’i hapin shpirtit,
Horizonte të reja më çelin iriset e kaltërt…
I besoj atyre dhe duarve,
Që mbajnë duart dhe zemrën time,
Zërit të mëndafshtë,
“Ja dhe pak, do ja dalim” më thotë…
Dashuri, merrmë përdore, udhëhiqna!
Më mirë se ty, askush s’e di,
Sesi kapërcehet mbi plagë vetvetja,
Ti je unë dhe unë jam ti…
-ARMENIDA-
/QendraPress/