Çaste poetike me poeten:-Armenida QYQJA

NË FUNDSHTRATIN QË MBAN DITËT TONA-
——————————————
Malli yt, një baticë hënore
Që mbulon pa u ndjerë buzët e mia,
Askush s’e kupton kyçjen e tyre
Veç dallgëve që mbajnë puthjet e tua…
Ja dhe pak do mbulohen edhe sytë,
Asgjë tjetër s’do shohin veç teje,
Të kotë, krejtë e kanë të gjithë,
Kalimtarë, personazhe pa zë, figurantë…
Le të ikin të gjithë nëpër varkat e vogla,
Nuk dua dalje, shpëtim,
Në fundshtratin e detit që mban ditët tona,
Sonte, dua të mbytem…
-ARMENIDA-
/QendraPress/